Rike Roçi e Big Brother: Arrestomëni dhe më vini në një qeli me këtë mashkull (Foto)

PUBLIKUAR

Një nga ish banoret e Big Brother Rike Roci me anë të një postimi në Instagram ka kërkuar që ta arrestojnë. E gjitha kjo në fakt është një shaka, por ajo e ka kërkuar vetëm që të lihet në të njëjtën qeli me Jeremy Meeks, i cili është i burgosuri më i famshëm, ndërsa është pagëzuar edhe me epitetin “krimineli më seksi në botë”.

Rikja ka postuar në Instagram një foto të Meeks duke e shoqëruar me mbishkrimin “Arrestomëni dhe më vini në një qeli me #jeremymeeks.”

Kanë qenë të shumta komentet me shoqet e saj më pas ku të gjitha kanë shprehur hapur pëlqimin për këtë mashkull, ndërsa në fund janë larguar duke i uruar njëra tjetrës që ta shohin në ëndërr, transmeton noa.

Jeremy Meeks u bë i njohur në vitin 2014 kur u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe emri e foto e tij, u shfaqën në listën e të dënuarve në Amerikë. Vetëm në pak orë ai u kthye në yllin e internetit për shkak të pamjes së tij seksi. Tashmë 30-vjeçari, i cili ka dalë nga burgu në fillim të muajit shkurt, ka firmosur për një agjenci profesioniste modelësh.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...