Abdixhiku: Analisti krejt ditën rri n’kafe e flejtë, në mbrëmje çohet e kritikon

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka godituar analistat e studiove televizive, duke thënë se tërë ditën flejnë e rrinë në kafe ndërsa natën çohen dhe kritikojnë. Prandaj tha se s’dëshiron të përballet me analista se ska interes të përballet me ta.

Ai tha se ka analistë që kontribuuojnë në propagandë dhe dikush e bën me agjendë.

“Pse ata bën mem sulmu mua e unë s’po bëjka. Po kontribojnë në kontrabatë dhe në dëmtimin e përpjekjeve që po i bëjmë. Dikush me agjendë, dikush pa vetëdijë, dikush se sdin, dikush se ka inate personale”, tha Abdixhiku në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Unë kam konsideratë prë njerëzit që i kam miq, i respektoj edhe kur kemi mendime të kundërta. I takoj, flas me ta, më intereson pse mendojnë ndryshe, por kritikën e padrejtë duhet ta themi”.

“Unë do të doja që njerëzit tanë të ballafaqoheshin me qeverinë, e jo me analista sepse është keqkuptu edhe roli i analistave. Thotë jemi në debat, jo more zotëri nuk jemi në debat me ty, unë kam debat me atë që është në garë për vota. Unë s’kam interes të debatoj me ty”.

“Një analist tërë ditën rrin në kafe, rrin flejtë, çohen në mbrëmje, një parti të tërë e analizon edhe është në gjendje me gjyku”, tha kreu i LDK-së, transmeton Gazeta Express.

“S’du të përballem me analista, gabim është”.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...