Ndarja e mbi 500 mijë eurove për renonvimin e IML-së, Ministria e Drejtësisë tregon pikat kryesore se ku do të investojnë

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e IML-së”.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se ky buxhet do të shfrytëzohet për renovimin e hapësirave të IML-së që ishin dëmtuar si pasojë e incidentit me zjarrin në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo në të njëjtën kohë do të intervenohet në tërë objektin e IML-së duke rritur sigurinë e përgjithshme me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

“Ky renovim do të realizohet në bazë të projektit të përgatitur nga departamenti i inxhinieringut në MD, i cili përfshin rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Universitetit të Prishtinës për vleresimin e dëmeve dhe rritjen e sigurisë së objektit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Drejtësisë.

Më tej, në njoftim Ministria e Drejtësisë ka dhënë detaje se cilat do të jenë pikat kryesore që do të investohen.

“Pikat kryesore në të cilat do te investohet do të jenë instalimi i sistemit kundër zjarrit, instalimi i sistemit të ri elektrik, vendosja e ventilimit qendror, përmirësimi i kushteve dhe funksionalizimi i sallave të autopsisë, si dhe ridizajnimi i hapësirave të brendshme të punës në përputhje me standardet dhe praktikat më

Me këtë investim, IML shpreson të krijojë një mjedis të sigurt për punë dhe ruajtjen e provave të rëndësishme mjeko-ligjore që do të mundësojnë rifillimin sa më shpejt të procesit të akreditimit të shërbimeve mjeko- ligjore.

Ndryshe, për zjarrin që kishte shpërthyer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitet relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, kishte deklaruar Prokuroria.

Ndërkaq, për dokumentacionin që ishte djegur nga IML kishin njoftuar se të gjithë  dokumentet janë edhe në formë dixhitale./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Nisma për shkarkim, Lumir Abdixhiku: Nuk e mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë...

Ardhja e mërgimtarëve rrit fluksin në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta

Në pikat kufitare të vendit, ka nisur krijimi i kolonave të pritjes për shkak...

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...