Escobar: Patëm diskutim të mirë me Kurtin, më premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet rreth çështjes së dinarit

PUBLIKUAR

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Escobar para mediave tha se me Kurtin kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit, njofton Klankosova.tv

Ai theksoi se kryeministri kosovar e ka parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri i ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, tha ai.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori Jeffrey Hovenier./ Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Nisma për shkarkim, Lumir Abdixhiku: Nuk e mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë...

Ardhja e mërgimtarëve rrit fluksin në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta

Në pikat kufitare të vendit, ka nisur krijimi i kolonave të pritjes për shkak...

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...