Vetura godet një 16-vjeçar në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një 16-vjeçar në Ferizaj është goditur në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se 16-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 12:00 në rrugën magjiatrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku një veturë ka goditur një këmbësor 16 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

“Ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet tutje në konfirmim.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...