Kurti flet për organizimin e Lojërave Mesdhetare edhe në pjesën veriore

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti me një pjesë të kabinetit qeveritar diskutoi mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, dhe për projektet infrastrukturore që do të mund të planifikoheshin dhe zbatoheshin në komunat me shumicë serbe për Lojërat Mesdhetare 2030.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se Kurti u takua me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ministrin për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, si dhe zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

“Zhvillimi dhe zbatimi i planit për organizim të lojërave, që padyshim sjell edhe zhvillim të komunave edhe në aspektin ekonomik, në komunat në veri të Kosovës, ishte po ashtu pjesë e diskutimit. Kryeministri Kurti theksoi nevojën e zhvillimit të komunave në dobi të qytetarëve, ashtu që askush të mos ngelet mbrapa”.

“Qeveria e Republikës do të mbështesë çdo nismë ligjore që rrit mirëqenien e qytetarëve dhe ndikon në përmirësimin e mirëqenies, përmes investimeve, nismave dhe subvencioneve e granteve, për çdo komunitet”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Nisma për shkarkim, Lumir Abdixhiku: Nuk e mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë...

Ardhja e mërgimtarëve rrit fluksin në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta

Në pikat kufitare të vendit, ka nisur krijimi i kolonave të pritjes për shkak...

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...