Zbulohet një rast i kundervajtjes doganore

PUBLIKUAR

Prishtinë më 11 Mars 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS.

Në magjistralen Gjilan -Ferizaj nga njësitet e lartcekura është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrbanduara.

I njëjti pasi kishte mallra te ndryshme pa dokumente është derguar në terminalin doganorë në Ferizaj.

Gjate kontrollit të automjetit ështe hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa prejardhje(pa fatura) , te markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjithashtu është gjetur tekstil te firmave te ndryshme, kozmetike me prardhje dhe prodhim serbë, disa pako me hurme etj.Mallrat te cilat kan qene pa dokumente janë sekuestruar.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen...

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën...

Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur...