Ambasadori jorezident i Malajzisë i thotë Konjufcës se vendi i tij do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të tyre.

Konjufca falënderoi ambasadorin Rastam për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij ka dhënë për Kosovën, duke vlerësuar se Malajzia ka qenë njëra ndër vendet që i ka dhënë shumë Kosovës që nga pas lufta, si me prezencën e saj në Kosovë, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ambasadori Rasam, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, theksoi se Malajzia do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka mundësi të zgjerimit dhe begatimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si në fushën parlamentare, ashtu edhe në segmente të tjera me interes të ndërsjellë.

SHIKO MË SHUMË

KQZ ua ka marrë dorën zgjedhjeve, Elezi: Janë sfidë, por i mbajmë

Derisa kanë mbetur më pak se 24 orë afat për zgjedhjen e presidentit dhe...

Kurti drejt Kuvendit:Po bëjmë përpjekje maksimale për ta zgjedhë presidentin, ta shohim a po vijnë opozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, janë...

Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s për vizitë zyrtare në Kosovë, janë parë edhe afër ndërtesës së Qeverisë

Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Veturat...