Të gjithëve ju kujtohen ditëlindjet gjatë adoleshencës, të cilat zakonisht janë një gosti e thjeshtë mes miqve të ngushtë.
Por, adoleshentja Maya Henry nga Teksasi i Shteteve të Bashkua, nuk e ka festuar ditëlindjen në piceri, apo qendër bowlingu, sikur moshatarët e saj.
Për 15-vjetorin e lindjes, ajo ka rezervuar një hapësirë prej pesëmijë metrash katrorë, që është dekoruar me pemë që sapo u ka çelur behari, mure me lule, shatërvanë dhe litar dekorativ të kapur për tavani, transmeton Telegrafi.
Për 600 të ftuarit e ahengut, ka kënduar Pitbull dhe Nick Jonas.
Torta me ngjyrë rozë, e ka pasur ngjyrën e njëjtë me fustanin e Mayas, që është disejnuar nga Rolando Santara.
“Nuk është vetëm ditëlindje, por shënimi i momentit, kur ajo kalon prej në fëmije, në vajzë të rritur. Për këtë arsye, deshëm që në këtë aheng, të mos mungojë asgjë”, ka thënë babai i cili i ka shpenzuar gjashtë milion dollarë, për këtë organizim. /Telegrafi/




