Në provincën Noa Binh të Vietnamit, është zbuluar se dy vëllezër binjakë, kanë etër të ndryshëm.
Nga frika se i kanë ndërruar në spital, prindërit e tyre kanë kërkuar t’ju bëhet testi, meqë ishin krejt të ndryshëm: njëri me flokë të drejtë, kurse tjetri kaçurrel
Rezultati i ADN-së, ka zbuluar se djemtë dyvjeçarë i përkasin një nëne, por nuk e kanë të njëjtin baba.
Nëna e fëmijëve ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale edhe më një burrë, përpos bashkëshortit, para se të mbetej shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Ky rast i rrallë që njihet në shkencë si binjakë ‘bi-prindëror’ është shumë i rrallë.
Meqë jetëgjatësia e vezës së femrës është 12 deri në 48 orë, ndërsa sperma e mashkullit jeton shtatë deri në dhjetë ditë, marrëdhënia seksuale ndërmjet këtyre kohëve mund të shkaktojë ngjizjen e binjakëve me dy prindër. /Telegrafi/


