Leposaviq: Policia gjuan me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godasë

PUBLIKUAR

Një incident ka ndodhur në Leposaviq në orët e para të së mërkurës.

Policia është dashur t’i përdorë edhe armët e zjarrit, në një rast.

Kjo pasi pjestarët e Njësisë së Reagimit të Shpejt, për pak sa nuk u goditën nga një veturë.

Ata i dhanë shenjë personit që e ngiste që të ndalonte, por ai nuk e respektoi urdhrin.

Me këtë rast, oficerët policorë gjuajtën me armë zjarri.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Po punojmë që ta arrestojmë të dyshuarin”, tha Elshani për Klankosova.tv

Dyshohet se në veturën që tentoi t’i godiste policët, kishte pasur shtetas të huaj, emigrantë që u kapën në flagrancë duke zbritur nga vetura.
Oficerët kanë kërkuar edhe asistencë në vendin e ngjarjes.

Rasti po hetohet nga Policia dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...

Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, na duhet organizim e strategji kombëtare

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” në...

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...