Në fshatin Shalë përurohet çerdhja e re

PUBLIKUAR

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij sot ka qëndruar në fshatin Shalë, për të përuruar çerdhen e re e cila që nga sot ka filluar punën dhe që do të jenë në dispozicion për 70 fëmijë të kësaj zone, njofton Komuna.

Kryetari Imri Ahmeti ka uruar banorët e Shalës dhe fshatrave për rreth për fillimin e punës së çerdhës së re, ku tha se është ndjenjë e veçantë përurimi i kësaj hapësire me standarde të larta dhe kushte moderne, e cila do të shërbejë për edukimin e fëmijëve në moshë të hershme.

“Vërtetë është kënaqësi që të ofrojmë kushte dhe ambiente të mira për fëmijët tanë dhe natyrisht ndihem jashtëzakonisht mirë sepse në këtë pjesë të largët nga qyteti, ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme ku përveç Shalës e Krojmirit edhe fshatrat përreth mund t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë çerdhe”, u shpreh kryetari Ahmeti.

Ai ka theksuar se ndërtimi i kësaj çerdhe ishte edhe premtim që edhe nëpër fshatrat e komunës sonë të ndërtohen hapësira të tilla, në mënyrë që të gjithë atyre prindërve që punojnë të t’iu krijohen mundësi shtesë lehtësimi për vendosjen e fëmijëve të tyre në institucione publike.

Ky projekt është realizuar nga buxheti i Komunës së Lipjanit në vlerë mbi 220 mijë euro. Gjashtë muajt e parë do të jenë falas, ndërkaq pas gjashtë muajve do të aplikohet një pagesë simbolike 30 euro për fëmijë.

 

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...