Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit Valon Pacolli vizizon dhejtra biznese, sot mbahet debat të hapur publik me përfaqësuesit e bizneseve

PUBLIKUAR

Drejtori i për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit Valon Pacolli ka vizituar një sërë biznese të ndryshme në Komunën e Lipjanit, duke parë nga afër problematikat të cilat po përballën biznesi në ditët e sotme dhe lehtësirat që po bënë Komuna e Lipjanit.

Po ashtu, në sallën e Kuvendit të Komunës ka mbajtur debat të hapur publik me përfaqësuesit e bizneseve lidhur me projekt rregulloren për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit.

Me këtë rast, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim z. Valon Pacolli, tha se Komuna e Lipjanit është e interesuar që të ketë një rregullore gjithëpërfshirëse e të përshtatshme për bizneset, punëtorët dhe konsumatorët dhe nga ky takim pret propozime konkrete nga pjesëmarrësit sa i përket ndryshimeve që do të bëhen.
Ai më tutje ka shtuar se aktualisht projekt rregullorja për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit është në konsultim publik dhe është duke u trajtuar në mënyrë të detajuar duke zhvilluar takime e debate me biznese por edhe duke i pritur edhe në mënyrë elektronike propozimet, rekomandimet dhe vërejtjet nga qytetarët e posaçërisht nga bizneset në mënyrë që mos të ketë pengesa në zbatimin e saj.

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...