Komuna e Lipjanit nëpërmjet një reagimi ka njoftuar se do të organizojë konsultime publike me qytetarë dhe biznese për projekt – rregulloren për orarin e punës të veprimtarive ekonomike.
Këto konsultime do të shërbejnë me qëllim të marrjes së komenteve dhe sugjerimeve në mënyrë që të përfshihen në këtë dokument.
“Ftojmë të gjithë bizneset, grupet e interesit dhe qytetarët e interesuar të marrin pjesë në takimin e parë, i cili do të mbahet 19.10.2023 (enjte) në sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:00, ku përmes këtij takimi kërkohet bashkëpunimi dhe kontributi i të gjithëve për Projekt – Rregulloren për orarin e punës të veprimtarive ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit”, njofton komuna.


