Komuna e Lipjanit njofton se rruga me katërkorsi “Lidhja e Prizrenit” do të jetë e mbylluar nga e marta, do të zhvillohen punime

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se rruga me katërkorsi “Lidhja e Prizrenit” do të jetë e mbylluar nga e marta, shkak i punimeve.

Lëvizjet e automjeteve që hyjnë nga të gjitha hyrjet në qytet mund të qarkullojnë përmes rrugëve: “Haradin Bajrami”, “Zylfije Gashi”, “Tahir Sinani”, “Shqipëria”, “Skënderbeu”, “Gjergj Fishta”, “Xhavit Kozhani”, “Komandant Kumanova”, “Avdi Kelmendi”, dhe “Haxhi Kleqka”. Të gjitha këto rrugë do të përdoren për lëvizje dy kahore të automjeteve përveç rrugës “Gjergj Fishta” në të cilën qarkullimi i automjeteve do të jetë me lëvizje një kahore.

Njoftimi nga Komuna.

NJOFTIM ME RËNDËSI

Komuna eLipjanit njofton se rruga me katërkorsi “Lidhja e Prizrenit”

duke filluar nga rrethrrotullimi afër Stacionit Policor deri tek udhëkryqi te Semaforët do të jetë e mbyllur për qarkullim të këmbësorëve dhe automjeteve duke filluar nga data 03.10.2023 (ditë e marte) për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin:
Ndërtimi i nënkalimit, vazhdimi i ndërtimit të Sheshit,
ndërtimi i parkut qendror të qytetit dhe parkingut nëntokësor në Lipjan.

Lëvizjet e automjeteve që hyjnë nga të gjitha hyrjet në qytet mund të qarkullojnë përmes rrugëve: “Haradin Bajrami”, “Zylfije Gashi”, “Tahir Sinani”, “Shqipëria”, “Skënderbeu”, “Gjergj Fishta”, “Xhavit Kozhani”, “Komandant Kumanova”, “Avdi Kelmendi”, dhe “Haxhi Kleqka”. Të gjitha këto rrugë do të përdoren për lëvizje dy kahore të automjeteve përveç rrugës “Gjergj Fishta” në të cilën qarkullimi i automjeteve do të jetë me lëvizje një kahore.

Rrugët në të cilat nuk do të lejohet hyrja me autobus dhe mjete me pesha të rënda (kamionë) janë: “Zylfije Gashi” dhe ”Gjergj Fishta”. Ndërsa rruga “Skënderbeu” do të jetë e lirë për qarkullim, përveç mjeteve transportuese (kamionë).

Bashkangjitur gjeni hartën në zonën urbane të qytetit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...