Peci viziton fermerin nga Lipjani që fitoi grant mbi 96 mijë euro

PUBLIKUAR

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shkrui Konxheli nga Teqeja e Lipjanit, i cili është përfitues i mbështetjes financiare me mbi 96 mijë euro.

Peci tha se Konxheli tashmë është përfitues i kësaj vlere pas aplikimeve të pasuksesshme për mbi një dekadë, ndërsa mjetet, sipas tij, do të përdoren për investime në ndërtimin e stallës për lopë qumështore në kuadër të Programit për Zhvillim Rural/Grante 2022.

“I ati i Shukriut, Hyseni, sot mbush 83 vjeç dhe kërkesë e tij për ditëlindje ishte që ta vizitoja fermën e djalit të tij. I gëzuar, se përveç mundit të tij që ia la trashëgim, shteti po ia din vlerën djersës së ballit të djalit të tij”.

“Rreth 40 hektar tokë të mbjella me drithëra e mbi 65 krerë lopë e viça, Shukriu dëshmon se fermerit punëtor i flet rezultati i punës”, shkroi Peci, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i Bujqësisë tha se investimet e tilla që shkojnë në vendin e duhur mundësojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë e ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...