Zjarri në Lipjan, një zjarrfikës pranon trajtim mjekësor (VIDEO)

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 19:00, dy objekte dhe dy serra janë përfshirë nga flakët në Lipjan.

Lajmin për Portalin LipjaniNews e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një zjarrfikës ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të tymit.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte (një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës”, ka thënë Ahmeti për LipjaniNews.

Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...