Zjarri në Lipjan, kryetari i komunës tregon për dëmet e shkaktuara

PUBLIKUAR

Një zjarr i madh ka përfshirë Kooperativën Bujqësore të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan,

Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të jetë përhapur prej zjarrëvenies nëpër ara.

Për dëmet që ka shkaktuar zjarri, ka folur për Gazetën Sinjali, kryetari i komunës, Imri Ahmeti.

Ai ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga zjarri, pasi siç tha ai në atë pjesë nuk ka banorë.

“Është lënduar vetëm një zjarrëfikës nga tymi – ka pas ngushtim të frymëmarrjes – por në vend të ngjarjes e ka marrë ndihmën e parë dhe nuk ka pas nevojë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

“Në ato kooperativa ne i kemi pas bagëtitë dhe shpezët që iu janë dashur nxënësve të shkollës profesionale për praktikën”, tha tutje Ahmeti, i cili tregoi se kafshët i kanë liruar me kohë.

“Janë djegur vetëm objektet dhe ushqimi i kafshëve që e kemi mbajtur aty për nevojat e kafshëve”, tha Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...