Përurohet Pllaka Përkujtimore për atdhetarin Adem Gllavica

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti bashkë me të birin e ardhetarit Adem Gllavica, Bardhyl Selimi në prezencë të qytetarëve dhe shumë mysafirëve sot në fshatin Gllavicë kanë shpalosur Pllakën Përkujtimore të atdhetarit, luftëtarit e Komandantit Suprem të Forcave Shqiptare të Rezistencës për shtet etnik, inxh Adem Selimi-Gllavica, njofton Komuna.

Kryetari Ahmeti ndër të tjera tha se sot ndihemi krenar që iniciativën për ngritjën e kësaj pllake dhe të parkut me emrin e atdhetarit e realizuam me sukses dhe i plotësuam dëshirën e djalit, Bardhylit, si dhe të gjithë bashkëvendasve të Adem Gllavicës. Emra të tillë janë simbol të rezistencës kombëtare që duhet përcjellur gjeneratë pas gjenerate.

I biri i Ademit, Bardhyli falënderoj Kryetari Ahmeti dhe këshillin organizativ për vendosjen e kësaj pllake në fshatin Gllavicë pikërishtë në 107 vjetorin e lindjes.

Poashtu sot u shënua 20 vjetori i shkollës profesionale edhe dita e shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan me disa aktivitete kulturore.

Lavdi jetës dhe veprës të atdhetarit Adem Gllavica!

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...