Shpërthen sistemi i gazit për ngrohje në një shtëpi në Lipjan, ka të lënduar

PUBLIKUAR

Dy persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të gazit të ngrohjes në një shtëpi në Lipjan, shkruan Gazeta Express.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është shoqëruar në polici një person.

Me vendim të prokurorit më pas i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 05.09.2023 – 07:40. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...