Gërvalla për “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”: Organizatat që ushtrojnë terror, s’kanë vend në Kosovë

PUBLIKUAR

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se ka bazë ligjore për shpalljen e grupeve “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste.

Ajo tha se asnjë organizatë terroriste e çfarëdo lloji prejardhje etnike nuk duhet që të lejohet të veprojë në Kosovë.

“Ne jemi zotuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit dhe aty organizatat të cilat ushtrojnë terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës s’kanë vend”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që dy grupet, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të shpallen organizata terroriste.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe aleatët kryesorë të Kosovës, të cilët thanë se qeveria e ka marrë vendimin pa u koordinuar me ta.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...