Dhjetë persona janë përleshur dje mes vete në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.
Si pasojë e rrahjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Fsh. Llapllasellë, Graçanicë 25.06.2023 – 03:16. Dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur në mes vete, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast u është bërë alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt.”


