Mot më i freskët për fundjavë

PUBLIKUAR

Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon, duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarisht për 3-8 gradë celsius.

Andaj, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell por gjatë ditës, kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh, por sipas këtij instituti, nuk do të regjistrohen sasi të mëdha të reshjeve.

Reshjet do të përfshijnë disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruar edhe me erëra lokalisht mesatare, transmeton Klankosova.tv

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...