Von Cramon: Mirëpres vendimin e MINT-it për anulimin e suspendimit të certifikatës së Klan Kosovës

PUBLIKUAR

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka mirëpritur vendimin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) për anulimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në një postim në Twitter, ajo tha se vendimet “që kanë ndikim në liritë e mediave” duhet të shqyrtohen “me shumë kujdes”.

“Mirëpres vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të anuluar vendimin për suspendimin e licencës së Klan Kosovës. Vendimet që kanë ndikim në liritë e mediave duhet të shqyrtohen me shumë kujdes, të merren në konsideratë praktikat më të mira”, deklaroi Von Cramon.

Kujtojmë se ARBK-ja njoftoi sot zyrtarisht se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K. ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendmin e certifikatës së biznesit. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...