Gjendet një veturë në lumin Lepenc, pritet konfirmimi nëse është e familjes nga Kosova

PUBLIKUAR

Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti i së shtunës në rrugën Shkup – Bllacë.

Siç raporton KlanM, pritet të konfirmohet nëse vetura është BMW e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje.

Përplasja bëri që vetura “BMW” me targa të Kosovës ta humbte drejtimin dhe të përfundonte në lumin Lepenc.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thotë Prokurori

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...