Gazetarja Dorentina Thaqi u qëllua me gurë në kokë nga protestuesit e dhunshëm në Leposaviq

PUBLIKUAR

Sulme brutale janë shënuar sot në komunën veriore të Leposaviqit nga protestuesh ndaj gazetarëve që po raportonin për zhvillimet.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaq është sulmuar me gurë dhe është qëlluar në kokë.

Ajo po ashtu është sulmuar edhe me shok-bombë.

“Gazetaren Dorentina Thaqi, protestuesit të cilët i kanë sulmuar edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në, e kanë qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë. Ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq”, thuhet në njoftim.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, ndërsa u bën thirrje ruajtësve të rendit dhe paqes, Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim, në këto kohë të ndjeshme”, thuhet në fund. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...