Kurti: Ata që janë të zëshëm rreth situatës ti dënojnë edhe sulmet brutale ndaj gazetarëve

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit fizik brutal ndaj ekipit të Radio Televizionit të Kosovës në Leposaviq. Kurti ka thënë se sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët, palë që përndryshe, Kurti thotë se janë të zëshme për situatën, shkruan Express.

“Një tjetër gazetare është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që përndryshe janë të zëshme për situatën”, ka shkruar Kurti në “twitter”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...