Sindikata e Policisë së Kosovës e shqetësuar me rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë

PUBLIKUAR

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, nga policia serbe.

Sipas Sindikatës, zyrtarët policorë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë së Serbe pa paralajmërim kidnapohen dhe dërgohen në drejtim të panjohur deri me tani.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit”.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgjë e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës”.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet tutje në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...