Komandanti Ristuccia pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm për t’u përballë me çfarëdo skenari

PUBLIKUAR

omandanti i misionit të KFOR-it  gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia u takua sot me presidentin e Serbisë Alexandar Vuçiq në Beograd për të diskutuar situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij nga OKB-së.

“Komandanti i KFOR-it shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në komunat veriore të Kosovës pas ngjarjeve të 29 majit të kaluar, kur disa paqeruajtës të KFOR-it u plagosën gjatë sulmeve të paprovokuara të elementëve kriminalë të cilët depërtuan në protesta paqësore”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Pas takimit me presidentin, komandanti i KFOR-it u takua edhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë. Sipas njoftimit, ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ranë dakord se të gjitha palët duhet të de-përshkallëzojnë tensionet.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çdo lloj skenari dhe vazhdon të monitorojë situatën në terren”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it tha se mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...