Latifi: Jemi në vitin e fundit të mandatit të Joe Biden, sikur të kishim mend do të bënim diçka për Veriun

PUBLIKUAR

Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka hedhur kritika për mënyrën sesi është duke u trajtuar çështja e problemit të Veriut në Kosovë.

Fillimisht, Latifi në Pressing të T7, tha se problemi qëndron se “kemi një komunitet që nuk e pranon Kosovën si shtet”.

Por ai thotë debati po zhvillohet duke u akuzuar mes vete pozita dhe opozita.

E Latifi çështjen e ka bartur edhe në faktin se vitin tjetër përfundo mandati i presidentit amerikan, Joe Biden.

Ai ka thënë se “sikur të kishim mend gjatë këtij viti do të lëviznim”.

“Para tri viteve kur i fitojë zgjedhjet Bideni u patëm gëzu shumë. Biden një politikan që e njeh mirë Ballkanin, rastin e Kosovës, lidhjet emocionale. U patëm gëzu që me administratën Biden kemi për t’i zgjedhur problemet që na kanë mbetur”.

“Ne i kemi në dispozicion më pak se një vit, që nëse e kemi pak mend me bë diçka. Për mendimin ka pak gjasa që na kemi me i thirr mendjes”, është shprehur skeptik Latifi. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...