Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

PUBLIKUAR

Një grua në Mitrovicë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje dhe se i njëjti më pas i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes në shenjë revolte, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zjarri është lokalizuar dhe se i dyshuari është dërguar në mbajte.

“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...