Lumir Abdixhiku, kryetari i parë i LDK-së që nuk i përjashton protestat në rrugë

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e parë që ai me partinë e tij të protestojnë në rrugë, në këtë rast kundër Qeverisë Kurti.

Fillimisht, Abdixhiku në Pressing të T7 foli për trashëgiminë institucionale të LDK-së.

Ai përjashtoi që çështjen zgjidhen me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke u zotuar se nuk do t’i përdor metodat e VV-së si opozitë.

Por thotë se rruga nuk përjashtohet si opsion në një situatë ku Kosova do ta humbiste sovranitetin në Veriun e Kosovës.

“Rruga e vetme është rruga unë nuk e përjashtojë si mundësi. Nuk e përjashtoj por për këtë kemi nevojë për mbështetje popullore”.

“Nesër ndodh një situatë e re në Veriun e Kosovës kur Kosova humbë sovranitet. Por çështja e relacioneve të Kosovës me aleatat na shpie në një gjendje që më nuk ka vend për legjitimet të kësaj qeverie. Sepse populli i Kosovës nuk ka votuar që Kosova të përplaset me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...