Dy senatorë amerikanë telefonojnë Osmanin: Flasin për kapërcimin e sfidave në veri

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë së enjtes ka zhvilluar bisedë telefonike me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe PeteRicketts.

Në një shkrim në Twitter, Osmani tha se u rikonfirmua përkushtimi për ta çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Po ashtu, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veriun e Mitrovicës dhe përpjekjet për t’i kapërcyer sfidat.

“Falenderoj senatorët @SenatorShaheen dhe @PeteRicketts për thirrjen e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për Kosovën dhe SHBA-në dhe çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Përditësime të përbashkëta mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mbi përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, tha Osmani.

Të martën emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me homologun e amerikan, Gabriel Escobar, i kanë kërkuar Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

Reklama

Kërkesat e SHBA-së dhe BE-së drejtuar Kurtit gjatë së hënës ishin: qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...