Hovenier për takimet e Lajçak dhe Escobar: Këto ishin kërkesat tona

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për takimet e zhvilluara dje dhe sot ndërmjet emisarëve nga SHBA dhe BE, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobarë me liderë institucionalë në Kosovës.

Ai ka thënë se janë zhvillime të rëndësishme në takimet që nisën mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti, për të vazhduar sot me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës.

“Theksuam nevojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës, përfshire zgjedhjet e reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe implementimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hovenier.

Në orët e vona të pasdites së sotshme, Lajçak dhe Escobar kanë takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilëve u kanë kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja që do të mbahen në veri të vendit. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...