Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është arrestuar në veri personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Sveçla thotë se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, transmeton Klankosova.tv.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit”, shkroi Sveçla.


