Gjendet personi që u raportua i zhdukur në Shtime

PUBLIKUAR

Agon Misini, personi që u raportua i zhdukur dy ditë më parë, është gjetur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja.

“Bëhej fjalë për personinm AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën ‘Tahir Sinani’ komuna Shtime”.

“Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur”.

Misini është gjetur në rajonin e Shtimes sot rreth orës 14:50 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

“Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë”.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj”.

“Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falenderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...