Konjufca: S’mund të kushtëzohemi nga Serbia për zgjedhjet në veri

PUBLIKUAR

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë fare të formojë Asociacionin, pa u zhvilluar zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Unë mendoj se ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i shteteve të QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat paralajmëruar me 23 prill nuk ka formim të Asociacionit”.

“Mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare që të lëvizë, para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Nuk mund që të kushtëzohemi prej Vuçiqit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë”.

Konjufca ka thënë se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë dhe se kjo çështje ka përfunduar.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...