Haxhiu: Nëse krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, shteti do t’u paguajë dëmshpërblimin

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se nëse ata do të shpallen të pafajshëm, shteti i Kosovës do të kërkojë dëmshpërblim.

Haxhiu theksoi se legjislacioni i Kosovës e njeh të drejtën për dëmshpërblim dhe siç tha ajo, edhe ish-krerët e UÇK-së, por edhe personat e tjerë të cilët shpallen të pafajshëm nga akuzat kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim.

“Unë mendoj që edhe aktualisht me personat që janë në paraburgim që ndërlidhen me veprat e tjera që vuajnë ta zëmë që janë në burgjet në Kosovë, njësoj nëse dmth kanë qëndruar në paraburgim dhe shpallen të pafajshëm e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim. Pra legjislacioni i Kosovës e njeh këtë, prandaj edhe personat të cilët janë aktualisht në Hagë e kanë të drejtën e kërkesës për dëmshpërblim”, tha Haxhiu në Tëvë.

Teksa theksou se kjo nuk është diqka e re sepse siç tha ajo, në Kosovë ka shumë persona që mbahen në paraburgim për disa vite dhe në momentin që lirohen dhe shpallen të pafajshëm sipas saj, ata kërkojnë dëmshpërblim për ditët që i kanë mbajtur në paraburgim.

Ndryshe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...