Syla tregon për momentet pas sulmit: Problemi është tek familja, ata shqetësohen

PUBLIKUAR

Gazetari Valon Syla ka treguar në emisionin Pressing në T7 ngjarjen pas sulmit që kishte pësuar nga tre persona. Ai thotë se më së shumti shqetësohej për familjen e tij dhe si e pritën ata lajmin.

“Problemi kryesor me këtë rast është se pak a shumë jemi të mësuar me këso raste, ne si gazetar. Por problemi është me familje. Ata shqetësohen. Unë u thashë se jam duke shkuar në QKUK dhe pastaj raportoj edhe në polici. U thashë mos të befasohen me tekstet nëpër media sepse kisha hall se kjo plaga në kokë kishte gjakderdhje dhe këmisha ishte bërë po ashtu. Kush më shihte tronditej”, tregoi ai.

“U bëra gjak dhe u zhyta aq shumë sa që dikush mund të kishte menduar se kam pasur lëndim të rëndë sikur therje”, shtoi Syla. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...