Edhe BE-ja dënon plagosjen në Zveçan

PUBLIKUAR

Bashkimi Evropian ka reaguar pas plagosjes së një personi në Zeveçan ku dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi thuhet se BE-ja dënon incidentin që ndodhi mbrëmë pranë pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në urën e e Bistricës në komunën e Zveçanit, njofton Klankosova.tv.

“BE-ja në Kosovë dënon incidentin e sigurisë në të cilin një serb i Kosovës u qëllua dhe u plagos mbrëmë pranë pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në urën e Bistricës në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Kujtojmë se për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara që fillimisht u mohua krimi teksa kërkojnë hetim të plotë nga policia për këtë rast.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...