Ndërron jetë një zyrtar i Policisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Besnik Deliu ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit, thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policisë.

“Telegram ngushëllimi,

Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Besnik Deliu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës”, shkruhet në status. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...