Imer Imeri e pranon publikisht: Unë jam dëshmitar i Gjykatës Speciale

PUBLIKUAR

Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit, ish-aktivistët e vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur sot në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai e ka pranuar publikisht se është dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Unë jam dëshmitar i Gjykatës Speciale, i hapur, çka i kam thënë Prokurorisë, nuk i qes para jush. Por qeto punë që i kam qitë moti kohë në EULEX, qëto i them edhe para jush, a po i lypni?” – deklaroi Imeri.

Tutje, ai tha se publiku do të sheh atë në Speciale, duke deklaruar se para disa ditëve ka bashkëbiseduar me 3 avokatë të viktimave.

Ndryshe, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, kishte bërë homazhe te varri i Haki Imerit në fshatin Turiqec të Skënderajt, duke e konsideruar atë si një pedagog.

“U shqua si pedagog dhe si njeri i urtë dhe i dashur në shkollën e vendlindjes dhe në Turiqec.” – shprehej Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...