Imeri për vdekjen e ish-aktivistit të LDK-së: Vrasësit i dimë, urdhëruesit janë tani në proces

PUBLIKUAR

Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka thënë se ai i di vrasësit e vëllait të tij, duke shtuar se beson se Gjykata Speciale do të hedhë dritë mbi atë se çfarë ndodhi më vëllain e tij.

I ftuar në RTV Dukagjin, Imeri ka thënë se urdhëruesit e vrasjes janë tani në proces.

“Besoj plotësisht që do të zbardhet rasti, megjithëse se vrasësit i dimë prej kohësh, por urdhëruesit janë tani në proces dhe do t’i dimë edhe ata përmes Gjykatën Speciale”.

Ai ka dhënë versionin e tij për mënyrën se si është arrestuar vëllai i tij, e më pas është vrarë.

“Më 2 nëntor 1999, vëllai im është arrestuar nga tre persona. Ata kanë qenë në rroba të zeza që i kanë mbajtur policia e UÇK-së. Emblemë nuk kanë pasur fare. Ata kanë qenë të veçantë, i dinim të gjithë se kush janë. Vëllain tim e ka shoqëruar Agim Januzi, edhe ata i kanë dalë përpara e kanë pritur krejt kohën para shkollës, dhe kur është larguar nga shkolla ka ardhur në fshatin Brojë, aty i kanë dalë para dhe i kanë thënë “Haki urdhri është të vish me neve në informacion”. Sikur nuk i kemi pasur faj askujt kurrë, ka thënë “po” pa kurrfarë dyshimi. E kanë marrë vëllain dhe në atë rrugë e kanë dërguar në mes të Aqarevaës dhe Kopiliqit dhe e kanë pushkatuar aty”.

“Jam i sigurt për emrat që e kanë ekzekutuar sepse policia e UNMIK-ut atëherë edhe EULEX edhe policia jonë ma kanë dëshmuar që ata persona janë, Agron Sylejmani që më 17-18 mars e kanë vrarë policia e UNMIK-ut te Vushtrria, Naim Kadriu dhe Avni Feta – ish polic i Kosovës nga policët e parë. Asnjëri nga ta nuk më kanë kontaktuar fare.  Këta persona nuk kanë hyrë në burg. Nuk ka pasur proces gjyqësor sepse gjyqësia ka qenë e shkelur në fyt”.

Ai thotë se këtë çështje e ka adresuar te krerët shtetëror por që vetëm nga Hajredin Kuçi kishte marrë përgjigje.

“I kam shkruar Atifete Jahjagës, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Ismet Kabashit, Hajredin Kuçit, Bajram Rexhepit, Shpend Maxhunit, i kam shkruar, dhe i vetmi që më ka kthyer përgjigje është Hajredin Kuç֛i i cili më ka thënë se më vjen keq, e kemi gjyqësinë e pavarur dhe drejtohuni tek ata. I kam shkruar shefit të EULEX-it, nuk është përgjigjur fare, i kam shkruar ambasadës amerikane, për dy ditë më është lajmëruar. Ambasada amerikane më kanë premtuar se kjo punë do të ecë përpara”.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...