Vdes një fëmijë 5 vjeç në Vushtrri, në vendin e ngjarjes gjendet gëzhoja dhe një pistoletë

PUBLIKUAR

Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur në Vushtrri. Dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga arma e zjarrit, meqë në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.

Rastin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. , Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka deklaruar ai.

Zahiti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML”, ka perfunduar Zahiti./Express/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...