81 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Një 81 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë.  

Policia e Kosovës tha se sot është informuar për rastin dhe se kanë nisur hetimet mbi vdekjen e tij.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Sot rreth 13:20, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...