Një burrë me kitarë, që po qëndronte në tarracën e nja kafeneje në Brazil, është rrahur keq nga bashkëshortja e tij.
Kjo e fundit e ka qëlluar në hundë, për të vijuar më pas me shumë grushte dhe flakaresha, për faktin se burri i saj i këndonte një gruaje tjetër.
“Duhesh të më respektosh. Mos fol për gra tjera, kur jam unë këtu”, dëgjohet duke thënë gruaja, në gjuhën portugeze, transmeton Telegrafi.
Ajo e qëllon në mënyra të ndryshme, ndërsa ai vetëm mbrohet derisa bie me shpinë nga karrigia e plastikës.
Të pranishmit mundohen ta ndalojnë, por nuk kanë çfarë t’i bëjnë gruas që me të drejtë është nervozuar. /Telegrafi/


