Testimet në Indi: Zhvishen në brekë, që të mos kopjojnë

PUBLIKUAR

Në Bihar të Indisë, kandidatët për ushtarë janë detyruar të zhvishen vetëm në brekë, që të mos kenë prej nga të kopjojnë teksa përfundojnë testin me shkrim.

Në fotografinë e botuar në Indian Express, shihen dhjetëra meshkuj këmbëkryq, teksa plotësojnë testet të mbikëqyrur nga ushtarët në uniformë, transmeton Telegrafi.

Kjo formë e pazakontë e nënshtrimit të testimit është arsyetuar nga autoritete ushtarake si “parandalimi më i mirë nga kopjimet”.

“Me rastet e shpeshta të kopjimit përmes letrave dhe pajisjeve të mençura, e kemi zgjedhur këtë formë që të zbulojmë dijen e secilit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...