Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka reaguar sot pas një rasti dhune në një kopsht në Mitrovicë, ku një edukatore ka goditur me shuplakë një fëmijë.
Dhuna është e pa tolerueshme dhe e dënueshme.
Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.
Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.
Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion edukativo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.
Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pa kompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve. /Telegrafi/


