Meliza Haradinaj: Duhet të pezullohet kjo marrëveshje me Serbinë

PUBLIKUAR

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, thotë se Serbia ka arritur me sukses që të shkatërrojë të gjithë punën dhe përpjekjet që janë bërë për pajtim dhe integrim ndëretnik që Kosova ka bërë që nga paslufta.

Ajo shkruan se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë si EULEX-i dhe KFOR-i s’duhet të lejojnë që Serbia të shkatërrojë këto përpjekje dhe rezultate edhe në jug ku bashkëjetesa ndëretnike është shembullore.

“Serbia arriti suksesshëm (ndonëse uroj që vetëm përkohësisht) të shkatërrojë gjithë punën e përpjekjet për pajtim e integrim ndëretnik që Kosova ka bërë pas luftës sidomos në komunat e saj në veri.

Qeveria e Policia e Kosovës, EULEXi, dhe KFORi NUK duhet t‘i lejojnë Serbisë që të shkatërrojë këto përpjekje e rezultate edhe në komunat në jug, ku bashkëjetesa ndëretnike është shembullore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla, raporton Express.

Për këtë ajo ka propozuar që të rritet niveli i sigurisë në komunat shumë-etnike ku incidentet që ajo i quan të orkestruara mund të eskalojnë.

Gjithashtu thotë se duhet të ngritët siguria në kufijtë e Kosovës dhe sipas saj duhet të pezullohet marrëveshja e Brukselit për vizita zyrtare.

Ish-kreydiplomatja thotë se këtë marrëveshje po e shfrytëzojnë vartësit e Vuçiqit për të ardhur në Kosovë dhe për të nxitur urrjetje ndër-etnike gjë të cilën Kosova nuk e bën asnjëherë

“ Të ngritet niveli i sigurisë në komunat shumë-etnike ku ‘incidentet e orkestruara’ mund të agravojnë edhe më tej gjendjen e sigurisë;

– Të ngritet siguria dhe vigjilenca në gjithë kufijtë e Kosovës;

– Të pezullohet (përkohësisht) Marrëveshja e Brukselit për shkëmbimin e vizitave, përmes së cilës vartësve të Vuçiqit u mundësohet të vijnë në shtetin sovran të Kosovës për të nxitur urrejtje ndëretnike, për të inskenuar incidente artificiale, e për të kërcënuar serbët që mirë-integrohen në shtetin e Kosovës! Kosova shumë pak e përdorë këtë marrëveshje, dhe asnjëherë për qëllime destabilizimi në Serbi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./Express/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...