Petkoviq thotë se u ndalua që t’i vizitojë dy të plagosurit, i drejton një pyetje Lajçakut

PUBLIKUAR

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se ka kërkuar që sonte t’i vizitojë në spitalin e Graçanicës dy të plagosurit në Shtërpcë, por kjo gjë nuk i është lejuar.

Për këtë pamundësi që t’i vizitojë dy të rinjtë, ai e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në fund, ai i ka shtruar një pyetje emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Sonte, Kurti ma ndaloi që t’i vizitojë serbët e lënduar, Milloshin dhe Stefanin në spitalin e Graçanicës. Përkundër se kërkova që të më lejohet vizita e të plagosurve, hasa në një bllokadë. Askush s’mund ta fshehë të vërtetën për vuajtjen e fëmijëve tanë! A janë ata pasuri evropiane?”, ka shkruar Petkoviq duke etiketuar në Twitter edhe llogarinë e Lajçak. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...